The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Hong Kongu ėshė varrosur nė Rambuje

 KURBAN BAJRAMI NĖ KREMLIN 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

GRUEVSKI, SHĖRBIMET SEKRETE

DHE LOJA ME SHQIPTARĖT

 

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski pėrmbylli me sukses “operacionin” qė i siguroi fitoren e zgjedhjeve parlamentare, rikonfirmimin e tij si kryeministėr dhe konsolidimin e pushtetit tė koalicionit qė drejton. Ai arriti tė marrė mandatin e dytė qeverisės, ndonėse nuk zgjidhi detyrat kryesore pėr sigurinė e brendshme e tė jashtme tė vendit tė tij. Por, nėse ai nuk do ta menaxhojė me kujdes fitoren, sidomos nė raport me shqiptarėt, ajo do tė bėhet e rrezikshme pėr vetė Gruevskin dhe Maqedoninė.

 

Gruevski, pėr interesat e tij tė ngushta politike, e la Maqedoninė jashtė NATO-s, organizatės kryesore tė sigurisė sot nė botė dhe nuk realizoi detyrimet kryesore tė marrėveshjes sė Ohrit, e cila ėshtė shtylla kryesore e stabilitetit dhe e ekzistencės sė Maqedonisė shumėetnike. Pėrvec kėsaj, pėr dobėsimin e peshės sė shqiptarėve nė vendimarrjen politike nė vend dhe zhagitjen e zgjidhjes sė problemit tė tyre, sipas marrėveshjes sė Ohrit, ai bėri njė lojė tė rrezikshme, duke angazhuar policinė dhe shėrbimin sekret tė vendit  tė tij, por edhe shėrbimin sekret serb, pėrkundėr pėrfitimeve tė pritshme prej tyre.

 

Ai u pėrpoq qė kėmbėnguljen amerikane dhe evropiane pėr pranimin e Maqedonisė nė NATO, ta shfrytėzonte pėr tė detyruar Greqinė qė tė hiqte dorė nga kėrkesa pėr ndryshimin e emrit. Kėtu, ai kishte planifikuar njė pėrfitim tė dyfishtė.Nga njėra anė Maqedonia do tė hynte nė NATO pėr meritė dhe gjatė qeverisjes sė tij. Nga ana tjetėr, mosndryshimi i emrit, nė kushtet e sensibilitetit tė madh tė maqedonasve pėr kėtė ēėshtje, do t’i siguronte atij dhe koalicionit qeverisės shumicėn e votave nė zgjedhjet e ardhshme. Por gjėrat nuk shkuan ashtu siē i kishte planifikuar Gruevski. Grekėt vunė veton e paralajmėruar dhe bllokuan pranimin e Maqedonisė nė NATO.  

 

Por zgjidhja racionale e problemeve tė mbetura pezull me Greqinė dhe shqiptarėt, nuk garantonte plotėsisht  fitoren e Gruevskit nė zgjedhjet e rradhės. Ai e dinte se sa mė antishqiptar dhe antigrek tė ishte pozicioni i tij, aq mė shumė vota do tė kishte nė zgjedhje. Prandaj ai vėshtirėsoi negociatat me Greqinė  dhe zvarriti zbatimin e plotė tė  marrėveshjes sė Ohrit, shtyllėn e stabilitetit tė Maqedonisė shumėetnike

 

Gruevski  pėr interesat tė ngushta politike vonoi integrimin e Maqedonisė nė strukturat euroatllantike duke neglizhuar sigurinė kombėtare tė vendit tė tij dhe duke sjellė shqetėsime edhe pėr sigurinė rajonale e mė gjerė. Zgjidhja e mosmarrėveshjeve me Greqinė pėr emrin dhe pranimi i Maqedonisė nė NATO do tė ndikonte pozitivisht nė  stabilitetin dhe sigurinė si tė  Maqedonisė ashtu dhe atė rajonale. “Ajo do tė ishte kontribut qė do ta hapė rajonin drejt botės euroatlantike nė mėnyrė tejet tė shpejtė. Nė rast se nuk zgjidhet kjo ēėshtje - ajo do tė lėrė pikė tė sėmurė nė jetėn e rajonit dhe mendoj se do tė sjellė deri nė keqėsimin e situatės", u shpreh nė atė kohė Metju Nimic, negociatori i OKB pėr ēėshtjen e emrit tė Maqedonisė

 

Pas dėshtimit tė betejės mė grekėt pėr ēėshtjen e emrit, Gruevski iu kthye planit rezervė. Nė themel ky plan  kishte krijimin e konflikteve brenda vetė faktorit politik shqiptar dhe keqpėrdorimin e tyre, duke pėrdorur sipas rastit lojėra politike apo kombinacione agjenturore. Kėshtu, gjatė fushatės elektorale, ai planifikoi dhe arriti tė  spostojė tek shqiptarėt krizėn e brendshme dhe vėmendjen e opinionin ndaj dėshtimeve tė tij politike. Ai planifikoi dhe arriti tė njollosė shqiptarėt, jo vetėm nė Maqedoni, por dhe nė Ballkan, duke u kthyer nė heshtje, nė  njė aleat tė vyer tė radikalėve serbė, nė fushatėn e tyre dėshtake kundėr njohjes sė shtetit tė pavarur  tė Kosovės.

 

Gruevski, nėpėrmjet shėrbimeve inteligjente ka monitoruar nė vazhdimėsi zhvillimet nė partitė politike shqiptare. Ai e dinte se liderėt kryesorė politikė shqiptarė nė Maqedoni i trajtonin partitė si territore- pronė dhe vetė ishin shndėrruar nė princėr inatēorė, tė cilėt ishin tė gatshėm tė bashkėpunonin mė kėdo, por jo mė njėri tjetrin. Gruevski nuk e pati tė vėshtirė, qė me ndihmėn e shėrbimeve sekrete, tė zbatonte politikėn “pėrēa e sundo”, politikė kjo dikur e suksesshme e sulltanėve turq ndaj princėrve  inatēorė shqiptarė.

 

Edhe futjen nė zgjedhje tė parakohshme Gruevski e justifikoi me presionin e shqiptarėve. Mjafton tė pėrmendim kėtu “egėrsimin” e Thaēit dhe deklaratat e tij pėr dalje nga koalicioni qeverisės, para samitit tė muajit Prill tė NATO-s, atėhere kur Gruevski, nė bashkėpunim me shėrbimin sekret, po pėrgatiste planin rezervė, nė rast dėshtimi pėr nė NATO. Mė shumė pėr tė bėrė diversion midis shqiptarėve se  sa pėr tė ndihmuar PDSH-nė, aleaten e tyre shqiptare nė qeveri, maqedonasit vunė nė dijeni Menduh Thaēin, se shėrbimi sekret maqedonas i kishte hapur qė nė vitin 2003, dosjen me Nr.164, me pseudonimin "Kreatori", e cila tashmė kishte plot 3800 faqe. Nė atė kohė nė bashkėqeverisje ishte BDI e Ali Ahmetit. Jo pa qėllim u publikua dhe motivacioni pėr "veprime antikushtetuese qė lidhen me ekstremizėm politik, irredentizėm dhe separatizėm shqiptar". Nė dikasterin qė unė drejtoj, “ekziston njė lėndė pėr Kryetarin e Partisė Demokratike Shqiptare Menduh Thaēin” pohoi zyrtarisht me datė 7 Prill Ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska, pas takimit qė pati me zotin Thaēi.

Pak ditė mė vonė, me 17 prill 2008, nė njė tė pėrdishme prestigjoze nė Shqipėri  u botua njė shkrim qė akuzonte deputetin e BDI-sė Faslli Veliu se kishte  qenė bashkėpunėtor i shėrbimeve sekrete jugosllave deri nė vitin 1996. Gazetės ju paraqitėn dhe dokumente pėr tė cilat pretendohej se ishin pjesė e dosjes sė tij. Faslli Veliu ishte njė ndėr figurat mė aktive tė lėvizjeve ilegale nė Kosovė dhe jashtė saj, drejtues i organizatės Lėvizja Popullore e Kosovės nga e cila doli bėrthama e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Me pseudonimin e luftės “daja i madh”, Faslli Veliu nė tė vėrtetė ėshtė daja i liderit tė BDI-sė Ali Ahmeti. Publikimi synonte acarimin e kampit tjetėr tė politikės shqiptare, atė tė BDI-sė dhe goditjen jo vetėm tė liderit tė saj Ali Ahmetit, por edhe tė vetė themeluesve tė UĒK-sė dhe luftėn kundėr serbėve. Kjo tė bėn tė dyshosh se burimi i materialit janė shėrbimet sekrete serbe dhe se antishqiptarizmi vazhdon tė jetė  “pika e kontaktit” tė tyre edhe me shėrbimin sekret maqedonas.

Kohė mė parė, mė datė 7 Nėntor 2007, nė ngjarjet nė fshatin Brodec dhe rrethinat e Tetovės, ku u vranė disa shtetas shqiptarė, u evidentua implikimi i shėrbimeve inteligjente serbe dhe bashkėpunimi me shėrbimet maqedonase, jo pėr tė kapur disa persona nė kėrkim, qofshin kėta shqiptarė, ēka do tė ishte normale,  por me synimin e vetėm pėr tė implikuar Kosovėn nė kėtė ēėshtje. Lidhur me kėtė kryeministrit i Kosovės Agim Ēeku  informoi opinionin se ata kishin informata tė sigurta se “shėrbimi sekret serb i ka trimėruar dhe furnizuar me armė  personat nė Brodec”.

Me fillimin e fushatės elektorale pėr zgjedhjet e 1 qershorit, temperatura nė kampin shqiptar tė politikės ishte mjaft e lartė. Pas mitralimit tė selive reciproke tė partive shqiptare, konflikti kulmoi me datė 12 maj me njė atentat tė dėshtuar ndaj liderit tė BDI-sė Ali Ahmeti. Lajmi pushtoi mediat e botės. Edhe kėtė herė protagonistė ishin shqiptarėt. Gruevskit plani po i ecte mirė. Gjatė fushatės nė Maqedoni ishin tė pranishėm njė numėr i madh shėrbimesh sekrete tė lidhura me parti politike dhe qė tentojnė ta destabilizojnė Maqedoninė, paralajmėroi Instituti Ndėrkombėtar pėr Studime tė Lindjes sė Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES), nė analizėn "Mundėsia e Incidenteve tė Armatosura nė Ditėn e Zgjedhjeve nė Maqedoni”.

 

SHBA dhe BE, duke parė sė qeveria e Gruevskit po lejonte terrorizimin e zgjedhėsve shqiptarė, nė njė deklaratė tė pėrbashkėt me datė 31 maj, paralajmėruan se qeveria doemos duhet tė implementojė “politikė me zero toletancė pėr veprat e dhunės apo frikėsimit, qoftė brenda apo rreth vendeve tė votimit, nė ditėn e zgjedhjeve dhe nė ditėt pas saj”.

 

Pėr t’i shkuar deri nė fund skenarit tė tij, Gruevski jo vetėm qė nuk i parandaloi aktet e dhunės ndėr shqiptarė, por lejoi forcat “Alfa” tė impikoheshin nė zgjedhje. “Nė disa raste vėzhguesit kanė vėrejtur policė dhe zyrtarė tė tjerė tė rendit duke mos ndėrmarrė asgjė pėrderisa parregullsitė ndodhnin ose duke ndihmuar aktivisht autorėt e kėtyre akteve”, do tė deklaronte me 2 qershor  Ambasada e SHBA-sė nė Shkup.

 

Pasi lejoi terrorizimin e zgjedhėsve shqiptarė dhe i njollosi ata nė arenėn ndėrkombėtare, pasi siguroi njė fitore absolute pėr koalicionin qė udhėheq, Gruevski u zotua para ndėrkombėtarėve dhe realizoi pėrsėritjen e zgjedhjeve nė rreth 170 qendra votimi, kryesisht shqiptare. Kjo tashmė nuk ishte problem pėr tė.  Ai e arriti atė qė donte.

 

Liderėt politik shqiptar tė Maqedonisė janė pėrgjegjės jo vetėm para zgjedhėsve tė tyre por para gjithė kombit shqiptar. Pasi na njollosėn dhe lejuan veten e partitė qe drejtojnė tė keqpėrdoren per interesat politike te Gruevskit.Ata duhet menjėherė tė nxjerrin pėrgjegjėsite, tė spastrojnė forcat e tyre politike nga struktura te krimit tė organizuar dhe tė distancohen nga banditėt qė kėrkojnė mburojė politike.

 

Gruevski nuk do tė mund tė shtyjė pėr mė tej zgjidhjen e ēėshtjeve kryesore qė lidhen mė sigurinė e brendshme e tė jashtme tė Maqedonisė si zbatimi plotėsisht i  marrėveshjes sė Ohrit, anėtarėsimi nė NATO, pas marrėveshjes me Greqinė pėr ēėshtjen e emrit dhe njohja e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Edhe nėse mban tė mbuluara planet e paraardhėsit Gjeorgjevski  pėr tė ndarė  apo federalizuar Maqedoninė ai nuk do tė arrijė tė bėjė fajtor pėr kėtė shqiptarėt.

 

Gjithsesi, ai duhet ta menaxhojė me kujdes fitoren dhe tė heqė dorė nga keqpėrdorimi e shpėrfillja e shqiptarėve, lojėrat politike dhe kombinacionet agjenturore me ta. Pėrndryshe, fitorja e 1 qershorit do tė bėhet e rrezikshme pėr tė dhe vetė Maqedoninė. Pasi sikurse komentonte me datė 4.6.2008 gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung“ . “gjėrat mund ti ndryshojė bashkuesi, njė Skėnderbe i ri“.

 

Xhavit Shala

xhavit_shala@yahoo.co.uk

 

Botuar ne gazeten “Shqip” Date 01.07.2008