The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Shqiptarėt dhe identiteti i tyre qytetėrues

 USA nė Ballkan, intrigė, mundėsi apo ēmenduri

 Ballkani, krimi dhe integrimi

 Vahabizmi, filozofia anitetezė

 Shqipėria mes patriotizmit ekonomik dhe pragmatizmit politik

 

 Tė tjera >>>

 
 
   
 

Siguria kombėtare dhe sfidat e integrimit 

 

  • Krimi i organizuar

  • Trafiqet Ilegale

  • Gjakmarrja

  • Ekstremizmi islamik

Sfidat e kėtij fillimshekulli

 

Kur autori i ketij libri, kolonel Xhavit Shala, me njohu me projektin per te shkruar "Siguria Kombetare dhe Sfidat e Integrimit" e ndjeva per detyre ta inkurajoj e, madje, dhe i premtova te shkruaja parathenien e tij. Dhe sot, kur lexova kete punim, kam ndjere nje emocion, sa dashamires dhe inkurajues, aq edhe vleresues, per tematiken mjaft interesante qe paraqet botimi.

 

Po e them qe ne fillim qe kemi te bejme me nje botim serioz, ku autori sjell para lexuesit, qofte atij profesionist, qofte atij te interesuar, nje seri shkrimesh analitike, te cilat jane nje mundesi per te pare tej imagjinatave ose perfytyrimeve jo reale e here – here spekulative, keto tematika mjaft te kerkuara e teper problematike per shoqerine shqiptare ne tranzicion.

 

Problemi i sigurise kombetare dhe sfidat me te cilat perballet shoqeria shqiptare ne rrugen drejt integrimit te vendit ne strukturat euro-atlantike, mbeten nder shqetesimet kryesore te autorit, i cili edhe si profesionist e drejtues i strukturave tė drejtpėrdrejta te luftes kunder trafiqeve te paligjshme te qenieve njerezore, krimit te organizuar, terrorizmit dhe luftes kunder bandave kriminale etj., ka demonstruar perkushtim dhe aftesi te larta profesionale e analitike, kurajė dhe trimeri, papajtueshmeri me krimin, duke perdorur praktika dhe ide vizionare. Ishin keto tipare te tij qe i siguruan edhe suksese si drejtues i drejtpėrdrejtė i mjaft operacioneve.

 

Veshtrimi korelativ i sigurise kombetare ne raport me krimin e organizuar, trafikun e qenieve njerezore dhe te femrave per qellime prostitucioni, me gjakmarrjen, strategjine e luftes kunder trafikut te makinave te luksit dhe luften permanente kunder trafiqeve, perben boshtin kryesor te botimit te kėtij botimi. Krahas kėsaj, autori me mjaft sukses ka hyre edhe ne relacionet e krimit te brendshem me ate nderkombetar e deri te format e rrezikut te shfaqjes dhe tė prirjes per ta perdorur vendin tone per interesa te terrorizmit nderkombetar. Trajtimi i ketyre problemeve nga nje profesionist, qe di te jape faktin dhe ngjarjen thjesht e bukur, krijon nje vizion me real per rrezikshmerine qe paraqesin ato per shoqerine shqiptare dhe pėr vete shtetin shqiptar. Mesazhet kryesore qe pershkojne tematikat e ketij botimi jane teper domethenese dhe me vlera teorike e praktike.

 

Kesisoj, ne pjesen per luften kunder krimit te organizuar, libri merr persiper te analizoje shkaqet, prirjet, format dhe metodat e sofistikuara qe perdoren nga autorėt e kėtij lloji krimi ne Shqiperi, pasojat dhe rreziqet per sigurine kombetare, si dhe te sensibilizoje organet shteterore dhe shoqerine civile per mbeshtetjen e fuqishme qe ato duhet te japin. Ai jep, jo vetem rekomandimet konkrete profesionale, juridike e institucionale, por edhe strategjite perkatese per rritjen e efikasitetit te luftes ndaj krimit te organizuar.

 

Duke marre shkas nga perhapja e ekstremizmit islamik pas ngjarjeve te 11 shtatorit, autori perdor gjithe bagazhin e tij profesional ne analizen e shkaqeve, prirjeve, formave dhe metodave te perhapjes se fondamentalizmit islamik ne Shqiperi dhe rrezikshmerise se tij per sigurine kombetare. Autori nuk mbetet me kaq, por parashtron edhe strategjine, rruget dhe menyrat e parandalimit te perhapjes se kesaj dukurie nga strukturat pergjegjese te shtetit me mbeshtetjen e shoqerise civile dhe tė komuniteteve fetare.

 

Nderkohe, eshte merite e autorit qe ka ditur qe ne studimin dhe analizen e ketyre fakteve te mos qendroje vetem ne rrafshin shqiptar, por t’i lidhe ato me dukurite analoge ne vendet e rajonit e me gjere. Natyrshem theksohet ideja qe lufta kunder krimit apo terrorizmit nuk mund te jete e suksesshme pa patur nje organizim e bashkerendim te strukturave te te gjitha shteteve e vendeve. Ne kete drejtim, studimi i z. Shala i kalon kufijte e vendit tone.

 

Metodat analitike te kriminologjise se aplikuar gjejne zbatim ne trajtimin e veēorive te trafikut te femrave per qellime prostitucioni ne Qarkun e Fierit. Autori, duke qene per disa kohe edhe ne rolin e drejtuesit te larte te Policise ne kete qark, sjell me shume vertetesi gjendjen e trafikut te qenieve njerezore dhe te femrave per qellime prostitucioni atje, duke u bere nje analize te thelle dinamikes, veēorive, shkaqeve e pasojave te ketij trafiku mizor, i cili nuk njeh asnje lloj morali, norme apo ligji. Ai, veren autori, eshte nje sfide e hapur ndaj shtetit ligjor e shoqerise demokratike.

 

Edhe per kete problem te mprehte shoqeror z. Shala, jo vetem ben analizen shkencore te kesaj dukurie, por edhe jep rrugezgjidhjet e mundshme. Kesisoj, autori ka hartuar dhe implementuar ne Fier programin e pare per mbrojtjen e deshmitareve ne Shqiperi, duke ngritur Qendren e Pritjes dhe tė Mbrojtjes se Viktimave te Trafikut, strategjine per grumbullimin e armeve te rena ne duart e popullsise ne vitin 1997, strategjine per parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike etj.

 

Duke qene inicues e hartues i nje sere strategjish rajonale e kombetare te luftes kunder trafiqeve te qenieve njerezore, autori ka transmetuar te specialistet dhe koleget e interesuar pervojen e vet, pa e quajtur ate si te vetmen, duke qene gjithnje i gatshem per diskutim.

 

Problem tjeter qe e shqeteson autorin eshte perhapja e krimit atavik te hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Nepermjet studimit dhe analizes se thelle te kesaj plage tė shoqėrisė sonė, autori kerkon rrenjet e shkaqet e rishfaqjes se saj, evoluimin, raportet me vrasjet per motive te tjera dhe pasojat per sigurine kombetare. Gjithashtu, ai parashtron edhe format, metodat dhe strategjite qe duhet te perdoren per kufizimin dhe nderprerjen e ketij dukurii shume te rrezikshem per demokracine e brishte shqiptare.

 

Autori ben thirrje me force per ndihmesėn qe duhet te japin te gjithe aktoret dhe faktoret, organet shteterore, shoqeria civile, komuniteti, media etj., ne luften kunder te gjithe trafiqeve te paligjshme, krimit te organizuar, korrupsionit dhe krimeve te tjera, qe cenojne jo vetem sigurine kombetare, por dhe vonojne integrimin e Shqiperise ne strukturat euro-atlantike.

E gjithe struktura e ketij botimi interesant, ku harmonizohet drejt trajtimi tekniko – shkencor e profesional me ate aplikativ ne fushen e strategjive te policise ne luften kunder te gjitha krimeve e, veēanerisht, atyre mė problematike per vendin tone, eshte njekohesisht edhe deshmi e faktit qe shteti shqiptar dhe policia e shtetit, pjesa me e shendoshe dhe profesioniste e saj i kane te gjitha mundesite te dalin fitimtare ne luften me krimin. Kjo ka qene bindja ime dhe me kete motiv punova se bashku me specialistet me te mire, kur per afro dy vjet drejtova Ministrine e Rendit. E, midis tyre, nje vend i veēante i takon dhe autorit te ketij libri.

 

Prandaj, pershendes autorin dhe studiuesin e policise, z. Xhavit Shala, per ndihmesėn qe jep ne fushen e sigurise kombetare, te kerkimeve ne fushen e policise, luftes kunder trafiqeve te paligjshme, pėr vizionet e tij per te ardhmen e policise etj. Po ashtu e pershendes edhe per faktin se eshte i pari autor qe trajton keto probleme kaq te rendesishme.

 

Shpresoj qe kjo iniciative kurajoze e tij, jo vetem qe do te vleresohet e do tė mbeshtetet, por edhe do te pasohet nga punime te tjera te ketij karakteri, per te plotesuar boshlleqet ne literaturen profesionale ne funksion te punonjesve te policise, studenteve te Akademise dhe studiuesve e lexuesve te interesuar ne kete fushe.

 

Spartak Poēi

 

Nese ju intereson botimi i plote, ne shqip ose anglisht, kontaktoni:

email: xhavit_shala@yahoo.co.uk

P.O.Box: 2378, Tirana- Albania