The List


ACNSS-Albanian Center for National Security Studies

QSHSSK

 Webmail

KONTAKTONI

email:

xhavit_shala@acnss.com

P.O.Box:

2378,Tirana- Albania

The List of ISPs

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Shqiptarėt nė udhėkryq"

Zhvillohet ceremonia e pėrurimit tė librit "Siguria Kombėtare dhe Sfidat e Integrimit" 

 

 Hong Kongu ėshė varrosur nė Rambuje

 KURBAN BAJRAMI NĖ KREMLIN 

 Kurthi serb i luftės fetare

 Biznesmeni Putin dhe ēmimi pėr Kosovėn

 Operacioni "Patkoi 2" dhe vehabizmi

 Tė tjera >>>

 
 
 

 

PARATHĖNIE

 

Libri “Kosova mes intrigave„  pėrmbledh njė cikėl analizash, disa prej tė cilave, me shkurtime, janė botuar nė shtypin e pėrditshėm nė Shqipėri, Kosovė dhe nė shtypin e huaj. Ato fillojnė nga muaji maj 2005, kohė kur SHBA ndėrmori nismėn diplomatike pėr tė zgjidhur statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Pas nismės amerikane dhe mediatizimit tė saj nisėn menjėherė reflektimet e mia nėpėrmjet disa shkrimeve, pėrmes tė cilave ėshtė synuar sensibilizimi i opinionit, i medias dhe sidomos klasės politike shqiptare pėr rėndėsinė e papėrsėritshme tė momenteve qė po kalonte Kosova. Mesazhi kryesor ishte se shqiptarėt nuk duhet tė humbisnin momentin historik si herė tė tjera, pasi “treni“ amerikan dhe ai europian nuk mund tė qėndronin gjatė nė stacionin e kombit shqiptar.

I lidhur shpirtėrisht me Kosovėn, pėr shkak tė prejardhjes, tė tragjedisė dhe shpėrnguljes sė dhunshme tė paraardhėsve tė mi,  e kam ndierė si obiligim moral dhe intelektual vėnien nė shėrbim tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė saj tėrė pėrvojėn e pėrfituar nė vite nė fushėn analitike nė disa agjenci ligjzbatuese dhe tė sigurisė kombėtare. Duke shfrytėzuar shumė burime, janė grumbulluar, studiuar dhe analizuar shumė fakte e prova, tė cilat hedhin dritė mbi intrigat dhe kurthet e sotme serbo-sllave kundėr pavarėsisė sė Kosovės, tė cilat nėpėrmjet shkrimeve i janė bėrė tė njohura menjėherė opinionit publik. Duke monitoruar dhe rishpėrndarė disa nga kėto analiza, Shėrbimi Botėror i BBC-sė dhe agjenci tė tjera kanė mundėsuar informimin e njė publiku shumė mė tė gjerė se ai shqiptar.

Nė shkrimet analitike, duke pėrfaqėsuar edhe pozicionin e Qendrės Shqiptare tė Studimeve pėr Sigurinė Kombėtare, nuk ėshtė bėrė thjesht fotografimi i problemeve, por, nė bazė tė analizave shumėplanėshe, ėshtė arritur nė pėrfundime bindėse pėr ecurinė e problemeve qė lidhen me statusin e Kosovės. Pėr kėtė ėshtė mbajtur qėndrim duke u pozicionuar qartė dhe ėshtė ngritur zėri fort pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit dhe tė faktorėve tė tjerė pėr kėtė problem. Pa marrė pozicionin e njė moralisti apo politikani, me modesti, janė bėrė sugjerimet pėrkatėse nė kohėn e duhur pėr tė kapėrcyer me sukses intrigat dhe kurthet serbo-sllave pėr tė ardhmen e Kosovės dhe sigurinė tonė kombėtare.

Nė disa shkrime ėshtė polemizuar dhe ėshtė synuar zhvlerėsimi i tezave tė vjetra dhe i ofensivės politiko-kishėtare serbo-sllave, tė cilat synojnė qė pėrpjekjet e tyre kundėr pavarėsisė sė Kosovės t’ia shesin opinionit si njė ”detyrim historik” tė tyre pėr ”mbrojtjen e krishterimit europian” nga ”invazioni i islamit”, tė pėrfaqėsuar gjoja nga shqiptarėt e Kosovės. Ka kohė qė aktiviteti i kishės serbe ka kaluar kufijtė e spiritualitetit dhe ka hyrė nė fushėn e politikės. Ata janė pėrpjekur  ta fusin Kosovėn nė kurthin e njė lufte fetare. Pėr kėtė, ajo po e orienton popullin serb jo drejt sė ardhmes europiane, por drejt nacionalizmit tė egėr dhe antishqiptarizmit. Nė vend qė tė merret me misionin shpirtėror, ajo po nxit hapur njė qėndrim tė rrezikshėm antiperėndimor, duke rrezikuar, kėshtu, penalizimin dhe izolimin ndėrkombėtar tė vetė Serbisė.

Libri ėshtė strukturuar nė 6 krerė, sipas problematikave tė caktuara, dhe nė dy gjuhė, shqip dhe anglisht. Ky strukturim ėshtė bėrė jo vetėm pėr anėn racionale tė saj, por edhe pėr t’u ardhur mė mirė nė ndihmė lexuesve e studiuesve, tė vendit e tė huaj. Nė njė kre tė veēantė, nė libėr analizohet roli negativ i Rusisė dhe i pengesave  tė saj nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, por dhe tė rolit qė pati ēėshtja e Kosovės nė zgjimin dhe rritjen e vigjilencės sė Perėndimit pėr demokracinė e rreme ruse. Kosova dhe Plani Ahtisari, pėrfaqėsojnė provėn e  rėnies, tė ngritjes dhe divorcit tė Rusisė me Perėndimin dhe rikthimin e strategjisė sė tensionit nė marrėdhėniet e saj me shtetet e tjera. Pozicionimi i Rusisė pėr Kosovėn paralajmėroi gjithashtu qėllimin e tyre pėr tė rritur ndikimin nė rajonin e Ballkanit. Nėse BE nuk reagon e bashkuar ndaj presionit rus, rrezikon zbehjen e ndikimit tė saj nė kėtė rajon, ndėrkohė qė krizat qė mund tė shpėrthejnė nga moszgjidhja e statusit tė Kosovės, do tė cenonin mė shumė Europėn sesa Rusinė.

 

Nė njė tjetėr kre analizohet ndėrthurja e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės me sigurinė nė Ballkan. Nė tė vėrtete, ethet e Kosovės janė edhe  psherėtimat e vetė Ballkanit. Vendeve tė Ballkanit u duhet tė zgjedhin mes prosperitetit dhe intrigave, integrimit, konflikteve dhe krimit. Duke mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės, vendet ballkanike, nė tė vėrtetė, zgjedhin sigurinė, prosperitetin dhe integrimin e tyre. Nė shkrimet analitike tė kėtij kapitulli argumentohet se mohimi i pavarėsisė sė Kosovės apo dhe tentativa pėr ndryshimin e kufijve tė saj rrezikon ballkanizimin e vetė Europės. Gjithashtu, mohimi i pavarėsisė apo ndarja e Kosovės, do tė provokojnė shqiptarėt dhe do tė krijojnė kushtet dhe mundėsitė qė tė organizohen pėr tė futur nė rrugėn e zgjidhjes pėrfundimtare ēėshtjen e tyre kombėtare, bashkimin e tė gjitha viseve shqiptare dhe krijimin e Shtetit Kombėtar Shqiptar.

 

Pavarėsisht lidhjeve shpirtėrore me zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, nė analiza ėshtė ruajtur objektiviteti dhe kujdesi pėr tė mos rėnė edhe vetė prč e intrigave ballkanike. Me argumente ėshtė kėmbėngulur nė domosdoshmėrinė e garantimit tė  lirive dhe tė drejtave tė minoriteteve nė Kosovė, sidomos atij serb, si faktor vendimtar qė do tė lehtėsojnė rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė. Pėr kėtė, ėshtė sugjeruar hartimi i njė plani veprimi, i cili duhet t’u japė sigurinė e nevojshme minoriteteve nė Kosovė, tė jetė i pranueshėm nga faktori ndėrkombėtar dhe tė garantojė njohjen e Kosovės si Shtet i Pavarur dhe sovranitetin e plotė tė saj nė ēdo pjesė tė territorit.

 

Nė mėnyrė tė veēantė, nė kėtė botim janė analizuar raportet e zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės me prosperitetin e vetė Serbisė. Ėshtė argumentuar se politika serbe, nė tė vėrtetė, po e pėrdor Kosovėn si pjesė tė luftės pėr pushtet. Divorci  pėrfundimtar i Serbisė me Kosovėn do tė ndihmonte popullin e Serbisė edhe nė njė drejtim tjetėr. Me kalimin e kohės, do tė pastronte skenėn politike serbe nga forca politike dhe politikanė, tė cilėt tė gjithė karrierėn, fitoret dhe mbijetesėn e tyre nė politikė e kanė lidhur mė nacionalizmin mitik dhe jo me punėn pėr sigurimin e njė mirėqenije tė vazhdueshme pėr popullin dhe integrimin e vendit tė tyre. Me ndarjen e Kosovės nga Serbia, do tė fitonte pavarėsinė edhe vetė Serbia. Krijimi i shtetit tė  pavarur tė Kosovės do tė jetė rilindje pėr vetė Serbinė.

 

Ashtu siē pritej, Kosova fitoi e pavarėsinė sipas Planit tė Ahtisarit. Gjithsesi, deri nė pavarėsinė e plotė tė saj ėshtė njė proces i gjatė. Shtetit tė ri tė Kosovės dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi do t’u duhet syēeltėsi. Ata do tė pėrballen pėrsėri me intrigat sllavo-ortodokse, pasi orkestruesit e kėtyre intrigave, Serbia dhe Rusia, nuk do ta njohin pėr shumė kohė Shtetin e Kosovės.

 

Pėrveē sa mė sipėr, nė kėtė libėr lexuesi do tė gjejė tė trajtuar edhe mjaft ēėshtje tjera tė lidhura me Kosovėn, me sigurinė tonė kombėtare, atė rajonale e mė gjerė.

  

 

                                                                                                                              Autori